Sot, më 1 korrik 2017, ne si xhami morëm pjesë në programin festiv për bBajramin e Ramazanit të organizuar nga DIGO (Lidhja e Bashkësive Islame në Zvicrën Lindore) në sallën e madhe kulturore «Pentorama» në Amriswil, TG, ku morën pjesë shumë xhami nga Zvicra Lindore.

 

Me nxënësit e mektebit prezantuam tri pika:

1. Poezi mbi Kur'anin nga Hava Kamberi

2. Ilahija "Ditë Bajrami" nga Sumeja Aziri dhe kori

3. Pjesa teatrale "Kur'ani dhe arinjtë polarë" të interpretuar nga Zehra Neziri dhe Nura Nuredini.

 

Forumi i Grave të xhamisë sonë kishin përgatitur ushqime dhe ëmbëlsira tradicionale shqiptare që u ofruan për vizitorët në dobi të DIGO-s.

Flm të gjithëve për pjesëmarrjen dhe për angazhimin. Allahu xh.sh. ju shpërbleftë!

 

Imami Rehan Neziri