„Si të sillemi me mediat sociale nga perspektiva islame?“
Mbrëmë, më 22 gusht 2025, në lokalet e xhamisë sonë u mbajt një takim i përbashkët i Forumit Rinor të DIGO-s dhe Forumit të të Rinjve të xhamisë sonë. Më pas, imami i xhamisë sonë, z. Rehan ef. Neziri, mbajti një ligjëratë në gjuhën gjermane për rreth 30 të rinj e të reja të pranishëm në këtë aktivitet, me temë: „Si të sillemi me mediat sociale nga perspektiva islame?“
Ligjëratë me temën "Raporti i Sunnetit me Kur'anin"
23 mars 2025 - Një ligjëratë në gjuhën gjermane nga ana e imamit tonë Rehan ef. Neziri, me temën „Raporti i Sunnetit me Kur'anin“, si dhe një iftar me një pjesë të të rinjve dhe të rejave të Forumit Rinor të xhamisë sonë.
Turneu i futbollit në sallë 2025
Të dielën që e lamë pas, më 2 shkurt 2025, xhamia jonë „Hëna e Re“ në Kreuzlingen organizoi turneun e radhës të futbollit në sallë, tashmë tradicional dhe të përvitshëm, ku sivjet ishin paraqitur 30 ekipe, por morën pjesë 26 prej tyre.
Forumi Rinor syfyr në xhami
Forumi Rinor i xhamisë sonë sot, më 17 mars 2024, organizoi syfyr në xhami. Pas syfyrit u fal edhe namazi i sabahut me xhemat. Allahu i ruajttë të rinjtë e të rejat tona nga e keqja dhe i mbuloftë me mëshirën e Tij të pakufishme!
Vendi i dytë në turne futbolli në Amriswil
Ekipi i xhamisë sonë sot, më 11 shkurt 2024, mori pjesë në turneun e futbollit në sallë, të organizuar nga KF „Labinoti“ në Amriswil, dhe me këtë rast fitoi vendin e dytë, në mesin e 24 ekipeve gjithsej. Djemve tanë ua urojmë këtë fitore dhe u dëshirojmë arritje edhe më të mëdha në të ardhmen!
Turneu i futbollit në sallë 2024
Dje dhe sot, më 20 dhe 21 janar 2024, xhamia jonë organizoi turneun e futbollit në sallë, tashmë tradicional dhe të përvitshëm, në të cilin morën pjesë 31 ekipe të përziera për nga aspekti gjuhësor, kulturor e fetar, nga mbarë Zvicra Lindore. Ndeshjet e njëpasnjëshme, të zhvilluara me finesë, korrektësi dhe kulturë të lartë sportive, ishin kryefjala e tërë turneut.
Hallenfussballturnier 2024
Gestern und heute, am 20. und 21. Januar 2024, organisierte das Jugendforum unserer Moschee das mittlerweile traditionelle und jährlich stattfindende Hallenfussballturnier, an dem 31 gemischte Mannschaften – sprachlich, kulturell und religiös vielfältig – aus der gesamten Ostschweiz teilnahmen.
Seite 1 von 4






