Forumi „Networking“ është një forum pranë Xhamisë sonë „Hëna e re“ në Kreuzlingen, i themeluar në vitin 2022, që rreth vetes ofron të rinj dhe të reja që kanë kryer studimet e tyre të larta universitare e më lart, këtu në Zvicër.

Qëllimi i këtij forumi është që këta dhe këto të arsimuar/a t‘i ndihmojnë njëri-tjetrit në jetën e tyre profesionale, por edhe ta mbështesin xhaminë, konkretisht kryesinë dhe forumet e saj, me idetë, projektet dhe kontributet e tij në realizimin e aktiviteteve të ndryshme që i organizon xhamia.

Koordinatori i parë i këtij forumi ishte Zulkufli Imeri. 

 

Sot këtë forum e udhëheq Imran Hasani - 076 387 80 33; imran.hasani(at)immoran.ch