Dua e Hatmes së Grave – 2026
Sot, më 21 qershor 2026, në xhaminë tonë u shënua me gëzim të veçantë ceremonia e hatmes së Kur’anit fisnik, të cilën e përfunduan me sukses 12 motra të xhamisë tonë.
Mbrëmje kulturore me rastin e Ditës së Flamurit
Më 29 nëntor 2025 në lokalet e xhamisë sonë u organizua një mbrëmje kulturore me rastin e Ditës së Flamurit shqiptar.
Dita e Flamurit
Me rastin e Ditës së Flamurit shqiptar Xhamia jonë "Hëna e re" në Kreuzlingen organizon një mbrëmje kulturore me poezi, recitime e këngë burimore shqipe... Bashkëngjituni me ne!
Podcast mit Rehan Neziri - Imam in Kreuzlingen
Ein Gespräch durch Bodensee Podcast mit Patrick Eich und Rehan Neziri
Java e Feve – katër ngjarje për dialogun ndërfetar
Tryeza e Rrumbullakët e Feve organizon edhe këtë vit disa ngjarje në kuadër të Javës Kombëtare të Feve në Zvicër. IRAS COTIS është rrjeti ndërfetar që e ka themeluar dhe e organizon çdo vit në Zvicër „Javën e Feve“. Ne, nga Tryeza e Rrumbullakët e Feve në Kreuzlingen, edhe këtë vit marrim pjesë me ngjarjet në vijim dhe ju ftojmë përzemërsisht të merrni pjesë.
Dua haxhilerësh - 2025
Më 17 maj 2025, pas namazit të drekës u bë duaja e përcjelljes së haxhilerëve të sivjetëm për në vendet e shenjta. Allahu ua lehtësoftë udhëtimin dhe u kthefshin me haxh e me lutje të pranuara!
Shënimi i Ditës së Flamurit me nxënësit e mektebit
Sot, më 30 nëntor 2024, në mësimin islam në xhami temë kryesore e patëm Ditën e Flamurit Shqiptar. Mësuam për historikun dhe kuptimin e Ditës së Flamurit, për himnin kombëtar shqiptar si dhe bëmë ngjyrosje dhe punë të tjera dore…
Dua hatme e grave - 2024
Më 23 nëntor 2024 në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e duasë së hatmes, të kryer nga ana e 12 motrave, që e kanë ndjekur mësimin e Kur'anit te mualimja e xhamisë znj. Ibadet Neziri. Allahu kabull ua bëftë hatmen dhe shumë suksese të tjera në jetë.
Dita e Flamurit Shqiptar - 2024
Me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit shqiptar, më 29 nëntor 2024 xhamia jonë organizoi një mbrëmje kulturore në kafeterinë e saj. Respekte dhe mirënjohje të pafund u shprehim dashamirëve dhe kultivuesve të muzikës burimore folklorike shqiptare: Besim Abdii, Sylë Ahmetaj, Muhamet Lazami, Idris Osmani, Bilall Aliti si dhe mysafirit nga vendlindja Gadaf Elmazi.
Iftari i përbashkët me xhematlinjtë
Më 24 mars 2024 xhamia jonë, në sallën për kulturë «Dreispitz» organizoi një iftar të përbashkët me xhematlinjtë tanë, ku morën pjesë mbi 300 persona.
Seite 1 von 31






