Programi mësimor në Mektebin e xhamisë sonë në Kreuzlingen

Mësimi fetar në mektebin e xhamisë sonë zhvillohet tre ditë në javë:


të mërkurën pas dite si dhe të shtunën e të dielën para dite.

Shiko "Orari i mësimit".


Mësimi fetar zhvillohet në tri shkallë:

1. Shkalla e parë: Njohuri të përgjithshme rreth fesë, mësimi i duave të namazit si dhe mësimi i faljes së namazit në mënyrë praktike.

2. Shkalla e dytë: Mësimi i alfabetit arab, dhe

3. Shkalla e tretë: Leximi i Kur'anit në gjuhën arabe (hatme).

 

Në shkallën e parë mësohen këto njohuri:

Duatë: Subhaneke, Ihlas, Keuther, Sal-li ala, Barik ala, Rabbena atina, Rabbenagfirli

Njohuritë elementare të fesë (Kushtet e fesë islame): E dimë se..., 6 kushtet e besimit (imanit), 5 kushtet e islamit, 4 kushtet e abdestit, 3 kushtet e guslit, 3 kushtet e tejemmumit, 12 kushtet e namazit,  Kohët dhe rekatet e namazeve, 4 melekët e mëdhenj dhe 4 librat e mëdhenj.

Duatë: Fatihah, Et-tehijjatu, Fiil, Kurajsh, Maun, Kafirun, Nasr, Mesed, Felek, Nas, All-llahumme inna neste'inuke, All-llahumme ijjake, Ajetul-Kursijj

 

Marrja e abdestit dhe pesë namazet ditore mësohen praktikisht në klasë. Si ta fali namazin?!

 

 

Kliko mbi kopertinën në vazhdim për ta hapur në PDF.

 

 


Në shkallën e dytë mësohet alfabeti arab përmes librit të Mr. Bekim Alimit, të botuar nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ).

 

 


Në shkallën e tretë mësohet leximi i Kur'anit në gjuhën arabe. Në fillim çdo fëmijë lexon nga gjysmë faqe, më pas nga një faqe e më pas bashkohen në grupe me çrast secili anëtar i grupit lexon nga një faqe.

Paralelisht me leximin e Kur'anit i mësojmë edhe rregullat kryesore të shkencës së Texhvidit, sipas fletores së përkthyer nga imami ynë:

 

 

 

Zakonisht çdo të dytën të dielë punojmë edhe me fletoret në vazhdim të përgatitura nga imami ynë

Mr. Rehan ef. Neziri. 

(Kliko mbi kopertinë për ta hapur dokumentin në PDF.)

 

 

 

 

Për fëmijët që akoma nuk dinë të lexojnë e kemi librin për ngjyrosje:

 

 

Krahas krejt këtyre njohurive nxënësit, sidomos djemtë, e mësojnë edhe ezanin bashkë me ikametin dhe dhikret pas namazit.

Për këtë shërben broshura e imamit tonë: