Forumi Rinor u themelua më 17 shkurt 2007 në praninë e 22 të rinjve, kryetarit të xhamisë dhe imamit. Ky forum është një organ i Bashkësisë Islame Shqiptare „Hëna e Re“ në Kreuzlingen dhe veprimtaritë e tij zhvillohen në kuadër të statutit të xhamisë. Anëtarë të forumit mund të bëhen të gjithë të rinjtë dhe të rejat muslimane që jetojnë në Kreuzlingen dhe rrethinë.

Qëllimi i këtij forumi është ta organizojë më mirë jetën dhe aktivitetet e të rinjve muslimanë, duke i njohur ata më thellë me Islamin dhe kulturën e tij.

Fusha e veprimtarisë së forumit përfshin këto aktivitete:

  • T’i qëndrojë pranë kryesisë së xhamisë në të gjitha veprimtaritë e mundshme,
  • Të zgjidhë problemet me të cilat përballen të rinjtë në frymën e Islamit,
  • Të organizojë aktivitete dhe këshillime fetare, kulturore e sportive, me qëllim që të rinjtë të mbrohen më mirë nga prirjet ekstremiste ose fanatike.