Më 28 nëntor 2025 Forumi "Networking organizoi një mbrëmje me të rinjtë e rritur, ku pati një bisedë të hapur me imamin e xhamisë Rehan ef. Neziri. Me anë të platformës "slido.com" të pranishmit patën mundësi që në mënyrë interaktive të parashtronin pyetje dhe imami t'u përgjigjej atyre.
Ndër pyetjet që u parashtruan ishin edhe këto:
1. Sipas Islamit, martesa dhe pasuria a janë fat apo zgjedhje të njeriut?
2. Nëse gruaja punon, a i takojnë familjes paratë e saj?
3. A lejohet lidhja e farës (vasektomia) te burrat në Islam?
4. Mish viçi që nuk është therur hallall: a lejohet ta hash? Po/jo? Sa e rëndë është? Situatat e domosdoshme?
5. A mund të ndodhë që hadithet t’i kundërvihen Kur'anit? Nëse po, cili vlen atëherë?
6. Pse dijetarët arabë shpesh duken më strikt, ndërsa ata turq më të butë? A vjen kjo nga shkollat juridike apo nga tradita?
7. Pse ne sunnitët fokusohemi kaq shumë në mësimin e Sahih el-Buhariut…?
Brenda kohës, përgjigjet e imamit në këto pyetje do të publikohen në dy gjuhë (shqip dhe gjermanisht) këtu te rubrika e web faqes sonë: Fragen & Antworten.








