Kreuzlingen, 18 shtator 2016 - Disa pamje nga manifestimi i sotëm në xhaminë tonë në kuadër të Qendrës Ndërfetare në Kantonin Thurgau me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lutjes dhe Falënderimit...
Me këtë rast u lexuan tekste të ndryshme nga librat e shenjtë të Teurës, Ungjillit, Kur’anit dhe Hadithit, të budistëve dhe të bahaitëve që kishin të bënin me temën "besueshmërinë".
Pas programit, pjesëmarrësit nga i gjithë kantoni Thurgau patën rastin të shërbehen me ëmbëlsirat që i kishte përgatitur Forumi i Grave Muslimane të xhamisë sonë dhe të këmbënin mendime mbi tema të ndryshme.
I falënderoj anëtarët e kryesisë, të Forumit të të Rinjve dhe në veçanti Forumin e Grave të xhamisë sonë për angazhimin dhe mikpritjen që ua bënë mysafirëve të feve të ndryshme.
Imami, R. Neziri
Fotot: Qerim Nuredini dhe Xhevat Fetaji














