Mbrëmë, më 15 prill 2023, në Qendrën për Sport dhe Kulturë "Dreispitz" të Kreuzlingenit, xhamia jonë organizoi iftarin e përbashkët me anëtarët e saj si dhe me mysafirë të tjerë.

Të pranishëm ishin, ndër të tjerë:

-      kryetari i komunës, z. Thomas Niederberger

-      Dr. Osman Tezayak, psikiatër nga Kreuzlingeni

-      deputetja nacionale nga Kreuzlingeni, znj. Nina Schläfli

-      znj. Berna Hasdemir nga "Perspektive Thurgau"

-      anëtari i kryesisë së komunës së Steckbornit, z. Lutfi Lokmani

-      hafiz Mehas ef. Alija, kryetar i KMSHZ-së

-      Burim ef. Sherifi, imam në Rorschach (SG)

-      Sadettin ef. Köse, imam i xhamisë turke nga Kreuzlingeni

-      Muhamet Karasoy, imam në Bürglen, bashkë me bashkëshorten

-      prifti evangjelist nga Kreuzlingeni, z. Gunnar Brendler, bashkë me bashkëshorten

-      miq e mikesha të xhamisë dhe anëtarë të xhamisë sonë.

 

Në këtë aktivitet morën pjesë rreth 350 veta, të rritur e fëmijë.

Pas Kur’anit të kënduar nga Burim ef. Sherifi, Dr. Osman Tezayak mbajti një ligjëratë në gjuhën gjermane me temë “Demenca”.

Fjalë përshëndetëse para iftarit patën kryetari i komunës z. Thomas Niederberger dhe kryetari i KMSHZ-së, hafiz Mehas ef. Alija.

 

Falënderojmë të gjithë për pjesëmarrjen masive, mysafirët e nderuar, por në veçanti falënderojmë:

-      „Perspektive Thurgau“

-      mishtoren „Sharri“ nga Weinfelden

-      „Spitex am Bodensee“ – Ali Murtajn

-      Forumin e të Rinjve të xhamisë sonë

-      dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në çfarëdo forme qoftë.

 

U shënua edhe një iftar i përbashkët i suksesshëm, i zhvilluar në mënyrë dinjitoze dhe vëllazërore.

Mirë u takofshim në Ramazanin tjetër!

 

(Një kolazh fotosh në vijim...)

 

 

Fotot tjera mund t'i ndiqni nga faqja e xhamisë në Facebook