Sot, më 17 shkurt 2019, nën patronazhin e xhamisë "Hëna e Re" në Kreuzlingen me imam Mr. Rehan ef. Neziri, u mbajt një koncert islam me një laramani paraqitjesh para publikut shqiptar.
Gjatë zhvillimit të këtij aktiviteti para publikut u paraqiten figura të ndryshme të jetës fetare, recitues të Kur'anit, recituesh ilahish dhe pjesë humori prej artistëve të ardhur enkas për këtë rast nga Gostivari. Këtë program e bëri më të begatshëm paraqitja e fëmijëve të mektebit të xhamisë "Hëna e Re", me programin e tyre të larmishëm. Ky dhe aktivitetet tjera islame të zhvilluara në ditën e Pavarësisë së Kosovës, janë tregues të sinqertë përmes të cilëve shqiptarët e diasporës tregojnë respekt për të gjithë ata që kanë luftuar, punuar dhe janë duke u angazhuar në ngritjen e shtetit të Kosovës në vendin që ai dhe populli i saj e meriton.
Irfan Agushi












