mektebi

 

 

Kushtet kryesore të fesë islame

 

E dimë se:    

    - Zoti ynë është All-llahu xh.sh. (xhel-le shanuhu)
    - Feja jonë është Islami
    - Libri ynë është Kur'ani a.sh. (adhimush-shan)
    - Kibla jonë është Qabja
    - Pejgamberi ynë është Muhammedi a.s. (alejhis-selam)
    - Jemi pasardhës (fëmijë) të Ademit a.s.
    - Pra, jemi besimtarë muslimanë, el-hamdu lil-lah...

Feja jonë islame ka 33 kushte bazë e ato janë: 6 të imanit (besimit), 5 të islamit, 4 të abdesit, 3 të guslit, 3 të tejemmumit, 12 të namazit. 

 

6 kushtet e imanit (besimit):

    1. Besimi në All-llahun Një
    2. Besimi në melaqet e All-llahut
    3. Besimi në librat e All-llahut
    4. Besimi në pejgamberët e All-llahut
    5. Besimi në ringjalljen pas vdekjes
    6. Besimi në kadan dhe kaderin (vendimin dhe caktimin) e All-llahut.

 

5 kushtet e islamit

    1. Shqiptimi i shehadetit
    2. Falja e namazit
    3. Agjërimi i Ramazanit
    4. Dhënia e zekatit
    5. Shkuarja në haxh.

 

4 kushtet e abdesit

    1. Larja e fytyrës
    2. Larja e krahëve deri mbi bërryl
    3. Fërkimi i kokës (mes'h)
    4. Larja e këmbëve deri mbi nyje.

 

3 kushtet e guslit    

    1. Shpëlarja e gojës
    2. Shpëlarja e hundës
    3. Larja e tërë trupit

 


3 kushtet e tejemmumit    

    1. Vendosja (bërja e nijetit)
    2. Lëshimi i shuplakave në dhe të pastër dhe fërkimi i fytyrës
    3. Përsëri lëshimi i duarve në dhe të pastër dhe me dorën e majtë e fërkojmë krahun e djathtë, kurse me të djathtën krahun e majtë (1 herë).

 


12 kushtet e namazit

 

6 kushtet para namazit    

    1. Marrja e abdestit
    2. Të jetë i pastër trupi, rrobat dhe vendi ku do të falemi
    3. Të mbulohet aureti (për meshkujt prej kërthize e deri nën gjunjë, ndërsa për femrat tërë trupi përveç fytyrës dhe duarve)
    4. Drejtimi kah Kibla
    5. Namazi të kryhet në kohën e caktuar
    6. Vendosja për faljen e namazit.

 


6 kushtet brenda namazit    

    1. Tekbiri fillestar
    2. Qëndrimi në këmbë
    3. Leximi i Kur'anit
    4. Përkulja në ruku
    5. Lëshimi në sexhde
    6. Qëndrimi ulur në fund të namazit.

 


5 namazet e ditës dhe rekatet e tyre    

    1. Namazi i sabahut ka 4 rekate: 2 sunnet dhe 2 farz
    2. Namazi i drekës ka 10 rekate: 4 sunnet, 4 farz dhe 2 sunnet të fundit
    3. Namazi i ikindisë ka 8 rekate: 4 sunnet dhe 4 farz
    4. Namazi i akshamit ka 5 rekate: 3 farz dhe 2 sunnet
    5. Namazi i jacisë ka 13 rekate: 4 sunnet, 4 farz, 2 sunnet të fundit dhe 3 namazi i vitrit.

 


4 melekët e mëdhenj    

    - Xhibrili - sjell shpalljet
    - Mikaili - sjell rizkun
    - Azraili - merr shpirtërat
    - Israfili - i frynë "surit" Ditën e Kijametit dhe të Ringjalljes

 


4 librat e mëdhenj    

    - Tevrati - i zbriti Musait a.s.
    - Zeburi - i zbriti Davudit a.s.
    - Inxhili - i zbriti Isait a.s.
    - Kur'ani - i zbriti Muhammedit a.s.

 

Shko te "Programi mësimor"