Sot, më 18 nëntor 2018, pas namazit të drekës organizuam shënimin e Ditëlindjes së Muhammedit a.s.
Pas këndimit të disa pjesëve të mevludit, pasoi ligjërata e mbajtur nga Dr. Besim ef. Nuzi, imam në xhaminë shqiptare të Langenthalit (BE) me temën POZITA E MUHAMMEDIT A.S. NE SHOQERI.
E falënderojmë përzemërsisht imamin e nderuar për kohën që gjeti të jetë në mesin tonë si dhe për ligjëratën e mrekullueshme. Allahu xh.sh. e nderoftë dhe ia shtoftë të mirat e kësaj dhe botës tjetër!











