Sot, më 18 dhjetor 2022, pas namazit të drekës në xhaminë tonë u bë promovimi i librit më të ri të imamit tonë Mr. Rehan ef. Neziri, me titull «Kam një rast vdekjeje, si të veproj?»

Për përmbajtjen dhe idetë e librit në fjalë foli Mr. Mixhit ef. Osmani, imam në Romanshorn. Fjalë përshëndetëse patën edhe financuesi i botimit të këtij libri, Bujar Emini, si dhe mysafiri nga vendlindja, ish-pedagogu i shkollës fillore të fshatit Zhelinë të Tetovës, z. Zeqir Memeti.

Urime dhe shumë faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen! Mirë u takofshim në raste të tjera më të mira!