Më 5 dhjetor 2025, pas namazit të jacisë, Forumi Rinor i xhamisë sonë organizoi një takim me imamin e xhamisë sonë, Rehan ef. Neziri. Me këtë rast, ata i parashtruan imamit hiç më pak se 35 pyetje, të cilave ai iu përgjigj brenda një ore e gjysmë në gjuhën gjermane, të shoqëruara edhe me sqarime shtesë në gjuhën shqipe. Këto ishin pyetje që i tangonin vetë të rejat dhe të rinjtë tanë.
Me kalimin e kohës imami ynë do të mundohet që këtyre pyetjeve t'u përgjigjet me shkrim në dy gjuhë (shqip dhe gjermanisht) dhe do të publikohen te rubrika Fragen & Antworten.
Më poshtë i keni pyetjet e parashtruara:
-
Nëse dikush ka një sëmundje, a i falen mëkatet gjatë kohës së sëmundjes?
-
A shkojnë të gjitha kafshët në Xhenet?
-
Kush janë selefistët dhe çfarë besojnë ata?
-
Nëse çdo gjë është e paracaktuar, çfarë kuptimi ka atëherë vullneti ynë i lirë?
-
Cilat sporte të caktuara janë sunnet?
-
A është normale të kesh faza në të cilat ndihesh larg Allahut?
-
A i lejohet një muslimani/eje të martohet me një të krishterë/e?
-
Që në cilën moshë njeriu fillon të jetë mëkatar?
-
Si mund ta përmirësoj përqendrimin në namaz?
-
Cilat kafshë lejohen të mbahen si kafshë shtëpiake në Islam?
-
Si mund të ruhet namazi gjatë shkollës/punës?
-
Pse Allahu i lejon jobesimtarët, kur Ai mund t’i udhëzonte ata?
-
Si mund të përballohet frika nga humbja sipas Islamit?
-
Kush është shejhu juaj i preferuar? (Për recitim, jetëshkrim, predikim)
-
Si mund t’i kuptoj sulmet e panikut nga perspektiva islame dhe çfarë më ndihmon?
-
Si mund ta forcoj imanin kur kam faza dobësie? Këshilla?
-
Si mund të përballem më së miri me frikërat nga këndvështrimi islam?
-
Si mund ta forcoj imanin tim në mënyrën më të mirë? Cilat janë gjërat e vogla të përditshme që e lehtësojnë këtë?
-
Si mund ta jetoj fenë time me sinqeritet dhe sa më mirë si i/e ri/e në një vend të krishterë dhe në një gjeneratë moderne?
-
Si mund të gjej paqe të brendshme në kohë sfidash personale?
-
Pse e ndjekim Sunnetin, kur Kur'ani është i plotë?
-
Cila është mënyra më e mirë për të rinjtë që t’i afrohen Allahut?
-
Si duhet të veprojë një musliman kur në shkollë ose në një kishë detyrohet të këndojë këngë të Krishtlindjeve (çdo javë)?
-
Pse Allahu e ka krijuar Iblisin (Djallin), nëse e ka ditur mosbindjen e tij?
-
A mund të shkojnë edhe të krishterët në Xhenet?
-
Si duhet të reagoj kur dikush më thotë: «A je islamiste?»
-
Si të veprohet me një ambient të mbushur me haram në shkollë (p.sh. alkool, festa)?
-
Kur një njeri është rëndë i sëmurë, a është kjo ndëshkim apo sprovë nga Allahu?
-
A lejohet të investohet në aksione?
-
Si mund të ndihmohet më së miri një njeri para vdekjes, pra ta përgatitësh?
-
A lejohet që disa rregulla nga kohët e hershme islame të kuptohen ose zbatohen sot ndryshe?
-
Çfarë duhet bërë kur mendon se ke gjetur personin e duhur, por je ende i ri ose jo gati për martesë?
-
Çfarë do të ndodhte nëse Kur'ani do të ndryshohej?
-
Si të veprohet kur dikush përmend mëkatet e mia, për të cilat unë jam penduar kaherë?
-
Nëse aktrimi është haram, pse atëherë është bërë një film për kohën e Pejgamberit a.s.?











