Sot pasdite, më 19 shkurt 2023, në xhaminë tonë u zhvillua seminari për të rinjtë dhe të rejat muslimane me temë:

„Të rinjtë midis Islamit dhe Perëndimit – tendosje apo harmoni?“

Ligjërues ishte Dr. Benjamin Idriz, imam në Penzberg të Gjermanisë.

Ky seminar u organizua nga Rrethi i të Rinjve pranë DIGO-s, në bashkëpunim me Forumin Rinor të xhamisë sonë. Në të morën pjesë 54 të reja e të rinj muslimanë nga Kreuzlingeni dhe nga vise të ndryshme të Zvicrës Lindore.

I falënderojmë përzemërsisht organizatorët, në veçanti të rinjtë dhe të rejat e Forumit Rinor të xhamisë sonë, të cilët si nikoqirë kishin përgatitur me dashuri ëmbëlsira dhe ushqime të tjera për mysafirët.

Një falënderim i veçantë shkon për DIGO-n për këtë bashkëpunim të ndërsjellë, me në krye Eldar Hasanin, për kryetarin e Forumit Rinor të xhamisë sonë, Arben Bajramin, si dhe një falënderim të përzemërt për ligjëruesin dhe imamin e mirënjohur Dr. Benjamin Idriz.

Allahu i shpërbleftë të gjithë për kontributin e tyre të çmuar!