Mbrëmë, më 22 gusht 2025, në lokalet e xhamisë sonë u mbajt një takim i përbashkët i Forumit Rinor të DIGO-s dhe Forumit të të Rinjve të xhamisë sonë.
Pas një fjale përshëndetëse nga kryetari i Forumit Rinor të xhamisë sonë, Arben Bajrami, fjalën e mori z. Enes Kaymak, sekretar i DIGO-s, i cili prezantoi punën e kësaj organizate, me theks të veçantë në veprimtarinë e Forumit Rinor.
Më pas, imami i xhamisë sonë, z. Rehan ef. Neziri, mbajti një ligjëratë në gjuhën gjermane për rreth 30 të rinj e të reja të pranishëm në këtë aktivitet, me temë: „Si të sillemi me mediat sociale nga perspektiva islame?“
Ligjërata u pasua me pyetje dhe diskutime të ndryshme nga të pranishmit, duke e bërë takimin më të gjallë dhe interaktiv.
Pas faljes së namazit të akshamit, të rinjtë dhe të rejat e xhamisë sonë gostitën të pranishmit me ëmbëlsira të përgatitura nga vetë ata.
Ky aktivitet u përmbyll në një atmosferë të ngrohtë dhe vëllazërore. Shpresojmë që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen, duke krijuar rrjete bashkëpunimi jo vetëm me xhamitë dhe organizatat islame, por edhe me organizata të tjera në vend.















