Xhamia jonë sot, më 27 shkurt 2022, pas namazit të drekës, organizoi një tribunë me rastin e Israsë dhe Mi‘raxhit.

Mysafir e patëm hoxhën e nderuar Halil ef. Ademin, imam në xhaminë „Tulipan“ të Reinachut.

E falënderojmë hoxhën për kohën që ka ndarë, bashkë me xhematin e vet si dhe me imamin veteran në Zvicër, Servet ef. Bajramin! All-llahu i shpërbleftë me të mirat e Tij të pafund!

Po ashtu i falënderojmë edhe xhematlinjtë tanë, të cilët, pos që ishin prezent, me vete kishin sjellë edhe shumë ëmbëlsira. All-llahu Bujar ua shtoftë bereqetin dhe të mirat e të dyja botëve!