Mbrëmë (28.02.2015) xhamia jonë organizoi një tribunë fetare me ligjërues Mr. Ferit ef. Zekirin, imam në Regensdorf (ZH) dhe njëkohësisht arkëtar i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër (UAIS).
Ef. Zekiri ligjëroi në temën: "Islami - fe e mesatares".
Mbrëmjen e zbukuroi me këndim Kur'ani dhe ilahije edhe i mirënjohuri hfz. Sabaatin ef. Nuhiu.
Të pranishëm ishin edhe Nasih ef. Shehu, përkohesisht imam në Bülach si dhe imami i Wilit, Mr. Bekim ef. Alimi, njëkohësisht edhe nënkryetar i Unionit të Imamëve Shqiptare në Zvicër, si dhe shumë xhematlinj nga xhamia e Regensdorfit, Wilit, St. Gallenit, Romanshornit etj.
Të gjithëve falënderimet më të sinqerta!














