Më 20 dhe 21 shkurt 2016 xhamia jonë bashkë me Forumin Rinor organizoi turneun e radhës të tubollit në sallën e sporteve të shkollës Egelsee të Kreuzlingenit.

Në paraditën e së shtunës, më 20 shkurt, u zhvilluan ndeshjet e futbollit për fëmijë. Nga 6 ekipet e juniorëve, 3 vendet e para i zunë:

  1. "Allstar" - Kreuzlingen
  2. "Neuenhof" - Aargau
  3. "Tenova-Bau 2" – Winterthur

 

 

 

Pas namazit të drekës filluan lojërat e të rriturve... Të nesërmen, me 21 shkurt, u zhvilluan ndeshjet me ekipet e tjera. Gjithsej 28 ekipe morën pjesë në këtë turne.

Dhe, vendin e parë në turneun e sivjetëm të futbollit në sallë e zuri "Bando de Loccos" nga St. Galleni. Çmimin ia dhuroi kryetari i Forumit të të Rinjve Muslimanë të xhamisë sonë, Jetmir Kasami në emër të sponsorit Isa Osmanaj, pronar i kompanisë së sigurimeve "Godeni Versicherungen".

Vendin e dytë e zuri "Team Sendibad" nga Kreuzlingeni. Çmimin ia dhuroi sponsori Blerim Kabashi, pronar i firmes "E-Werk".

Vendin e tretë e zuri "Xhamia e Wilit". Çmimin ia dhuroi sponsori Daut Neziri, pronar i garazhes "Top Speed Garage".

 

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen!

Faleminderit për kontributin e çmueshëm të gjithësecilit dhe në çfarëdo forme qoftë! Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij të pakufijshme! Mirë u takofshim në turneun e vitit 2017!