Të dielën që e lamë pas, më 2 shkurt 2025, xhamia jonë „Hëna e Re“ në Kreuzlingen organizoi turneun e radhës të futbollit në sallë, tashmë tradicional dhe të përvitshëm, ku sivjet ishin paraqitur 30 ekipe, por morën pjesë 26 prej tyre.
Ndeshjet e njëpasnjëshme, të zhvilluara me finesë, korrektësi dhe kulturë të lartë sportive, ishin kryefjala e mbarë turneut.
Tri vendet e para i fituan:
- Al-Centro Kreuzlingen
- Kilimili
- Mia san Mia
Ne i falënderojmë të gjitha ekipet që morën pjesë në turne dhe për ndeshjet e tyre korrekte; i falënderojmë shikuesit e shumtë që i dhanë shije dhe atmosferë turneut; i falënderojmë sponsorët tanë të rregullt për mbështetjen e tyre financiare; si dhe i falënderojmë anëtarët e kryesisë dhe të gjithë ata që, në çfarëdo mënyre, kontribuan për mbarëvajtjen me sukses të kësaj ngjarjeje me rëndësi për xhaminë tonë.















