Sot, më 21 maj 2022, në Zvicër për herë të tretë shënohet „Tag der guten Tat“ (Dita e punëve të mira).
Edhe sivjet, ashtu sikurse vitin e kaluar, me një grup të nxënësve të mektebit të xhamisë, ne mblodhëm bërllogun e vogël përreth rrugëve afër xhamisë: Romanshornerstrasse, Rebenstrasse, Weinstrasse dhe Seetalstrasse.
Qëllimi nuk ishte që ne ta pastrojmë qytetin, sepse kjo është detyrë e komunës, por që të tregojmë se Kreuzlingeni është qyteti ynë, të cilin e duam, dhe që te fëmijët të ngremë vetëdijen për një ambient më të pastër.
Në fund, si zakonisht, shitoreja PEP, me pronarin Petrit Plakiqi, fëmijët i shpërbleu me nga një pije „Capri-Sun“. Falënderim për PEP-in!
Faleminderit edhe nxënësve për angazhimin e tyre. Allahu i shpërbleftë me Xhennet!

















