Sot, bashkë me xhaminë e turqve, të boshnjakëve dhe të VIUK-ut (Shoqatës për Mësimin Islam në Kreuzlingen), organizuam shëtitjen e radhës vjetore me nxënësit që e ndjekin mësimin islam në xhamitë tona dhe në shkollat publike të Kreuzlingenit.
Heute haben wir gemeinsam mit der türkischen Moschee, der bosnischen Moschee und dem VIUK (Verein für Islam-Unterricht in Kreuzlingen) den diesjährigen Ausflug mit den Schülerinnen und Schülern organisiert, die den islamischen Religionsunterricht in unseren Moscheen sowie an den öffentlichen Schulen in Kreuzlingen besuchen.
Sot, më 14 dhjetor 2025, pas namazit të drekës në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e Duasë së Hatmes së tetë nxënëseve dhe nxënësve tanë. Më së paku për tre vite radhazi ata e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë.
Më 29 nëntor 2025 imami ynë Rehan ef. Neziri bashkë me të shoqen Ibadet Neziri me nxënësit e mektebit të xhamisë e shënuan Ditën e Flamurit shqiptar.
Dje, më 28 qershor 2025, organizuam shëtitjen e radhës me nxënësit që e ndjekin mësimin islam në xhamitë dhe në shkollat e Kreuzlingenit. Destinacioni ishte parku më i madh për rekreim në Evropë, „Europa-Park“ në Rust të Gjermanisë.
Më 22.06.2025, pas namazi të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e përmbylljes së mësimit fetar islam në xhami bashkë me këndimin e Kur’anit (hatme) nga ana e 9 nxënësve tanë. Nxënësit që e mbaruan hatmen ishin:
Më 30 qershor 2024 xhamia jonë organizoi shëtitjen e radhës me nxënësit që e ndjekin mësimin islam në xhami. Destinacioni ishte parku për rekreim në Allensbach të Gjermanisë. Transporti si gjithmonë me "Durmo Tours". Allahu ua shtoftë mirësitë dhe bereqetin!
Më 1 korrik 2023, xhamia jonë organizoi shëtitjen e radhës me nxënësit e xhamisë për në kopshtin zoologjik në Cyrih. Si gjithmonë me agjencionin turistik "Durmo Tours"...
Sot, më 27 mars 2022, në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e Duasë së Hatmes së pesë nxënëseve dhe nxënësve, për herë të dytë. Kjo është gjenerata e 15-të dhe me këtë mbyllet me 130 numri i të gjithë nxënësve që kanë kryer hatme në xhaminë tonë që nga viti 2006 e këndej.
Nga përgatitjet e sotme, 1 maj 2022, me nxënësit e mektebit për Bajram… Shumë urime për Fitër-Bajramin!
Sot, më 21 maj 2022, në Zvicër për herë të tretë shënohet „Tag der guten Tat“ (Dita e punëve të mira). Edhe sivjet, ashtu sikurse vitin e kaluar, me një grup të nxënësve të mektebit të xhamisë, ne mblodhëm bërllogun e vogël përreth rrugëve afër xhamisë: Romanshornerstrasse, Rebenstrasse, Weinstrasse dhe Seetalstrasse.
Sot, më 13 nëntor 2022, në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e Hatmes së 12 nxënësve të mektebit tonë. Të pranishëm ishin një numër i madh i mysafirëve, i dy hoxhallarëve: imamit të Winterthurit Ismail ef. Halilit dhe imamit të Salmsachut mr. Mixhit ef. Osmanit.






