Në kuadër të „Ditës së veprave të mira“ (29 maj 2021) xhamia jonë bashkë me disa nxënës të mektebit organizoi mbledhjen e mbeturinave përreth rrugëve Romanshornerstrasse, Seetalstrasse dhe Weinstrasse, në lagjen ku ndodhet xhamia jonë.
Fëmijët patën mundësinë që me këtë të bënin një vepër të mirë e madhështore si dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë ta përjetonin detyrën e ruajtjes së ambientit.
Më në fund shitorja PEP na shpërbleu me nga një pije freskuese. Flm, zonja Plakiqi!












