Sot, më 15 nëntor 2026, pas namazit të drekës në xhaminë tonë u mbajt ceremonia e Duasë së Hatmes së 8 nxënësve dhe nxënëseve të xhamisë sonë në Kreuzlingen.
Nxënësit që e kryen hatmen ishin:
1. Alina (Afrim) Beluli
2. Amra (Abdulhalim) Sejfullai
3. Deon (Ferdi) Xhaferi
4. Dijar (Amir) Rexhepi
5. Erina (Arton) Beluli
6. Lutfi (Resmedin) Hajdari
7. Nura (Besir) Emini
8. Ubeyd (Abdulhalim) Sejfullai
Pas leximit të pjesëve të Kur’anit nga nxënësit, pasoi pjesa e dytë me ilahije dhe poezi nga korri i nxënësve të xhamisë.
Më pas, nxënësit që e kryen hatmen, i lexuan suret e shkurtra të Kur’ani famëlartë.
Duanë e hatmes si dhe një fjalim rasti mbajti Dr. Mixhit ef. Osmani, imam në Romanshorn si dhe nënkryetar i KMSHZ-së.
Imami dhe mualimi i xhamisë mr. Rehan ef. Neziri u ndau nxënësve të tij nga një diplomë, ndërsa kryetari i xhamisë haxhi Ramiz Sallai, në emër të kryesisë, atyre u ndau nga një dhuratë modeste.
Urime për nxënësit, urime për prindërit e tyre, urime për imamin tonë dhe për mbarë xhaminë. Zoti i bekoftë të gjithë!














