Sot, më 4 qershor 2023, në xhaminë tonë u bë duaja e 13 nijëtlinjve për në haxh, të cilët sivjet, inshallah, do të udhëtojnë për në Haxh nëpërmjet myftinisë së Tetovës dhe të Gostivarit.

Nijetlinjtë janë:

- Harun Imeri me shoqen

- Hasan Bajrami

- Hasan Xhaferi me shoqen

- Katip Imeri me shoqen

- Pajazit Kasami me shoqen

- Pajazit Pajaziti me shoqen

- Safet Dauti me shoqen

 

Pas disa fjalëve të rastit nga imami i xhamisë, Mr. Rehan ef. Neziri, si dhe nga imami i xhamisë së Cyrihut, hfz. Nebi ef. Rexhepi, haxhi Sadri Shabani këndoi një kaside lidhur me Ibrahimin dhe Ismailin a.s., ndërkaq duanë e bëri hfz. Nebi ef. Rexhepi.

Pas duasë, të pranishmit ua uruan nijëtlinjve Haxhin dhe morën hallallëk me njëri-tjetrin.

Në fund u shërbyen fli dhe ëmbëlsira, të përgatitura nga familjet e haxhilerëve të ardhshëm.

Ne, si kryesi e xhamisë, të gjithë nijëtlinjve ua bëjmë për hajr Haxhin, duke e lutur të Plotfuqishmin Allah që atyre t’u japë shëndet, forcë e durim, dhe t’i kthejë me Haxh të pranuar!

 

Kryesia e xhamisë