Sot, më 24 shtator 2023, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u shënua Ditëlindja e Muhammedit a.s., që në fakt bie ditën e mërkurë që vjen (12 Rebiul-Evvel), me këndim nga Kur’ani fisnik, pjesë të mevludit si dhe me ligjëratë.
Pjesë nga mevludi lexuan imami i xhamisë Rehan ef. Neziri, Shefket Muharemi dhe haxhi Sadri Shabani. Kur’an lexoi hafizi, hoxha dhe njëkohësisht kardiologu Dr. Asllan ef. Tahiraj, i cili më pas e mbajti edhe ligjëratën e rastit me temë:
„Koncepti i shëndetit në këndvështrimin fetar – Shtjellim shkencor bazuar në parimet islame dhe në traditën e Pejgamberit Muhammed a.s.“
Mysafir me një fjalë rasti e patëm edhe imamin e xhamisë shqiptare të Salmsachut, Dr. Mixhit ef. Osmani.
Ne i falënderojmë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit bashkë me ligjëruesin e nderuar, duke e lutur të Plotfuqishmin Allah për shëndet, mirësi e mbarësi!














