JAVA E FEVE 2026

 

Seri aktivitetesh në kuadër të Javës së Feve - 2026

Java e Feve është një hapësirë për takime dhe dialog të mirëfilltë. Të takohemi me njëri-tjetrin si të barabartë, ta dëgjojmë njëri-tjetrin dhe, me mendje të hapur, t’i kapërcejmë dallimet që na ndajnë. Në një kohë kur shoqëria jonë po përballet me presione gjithnjë e më të ndjeshme, ky dialog është më i rëndësishëm se kurrë. Prandaj, gjatë vitit 2026, do t'u kushtohemi së bashku temave që na prekin të gjithëve dhe që na sfidojnë si bashkësi.

 

E hënë, 9 nëntor

Aktivitet përkujtimor me rastin e përvjetorit të Natës së Pogromeve të Rajhut (Reichspogromnacht), natës kur, në vitin 1938, sinagogat në Gjermani u dogjën.

Ta njohim antisemitizmin – të marrim përgjegjësi – të veprojmë në mënyrë efektive

Workshop praktik me Ahmad Mansour, i dedikuar për personat me përgjegjësi në politikë, administratë, shkolla dhe kisha.

 

E hënë, 9 nëntor 2026, ora 14:00–16:30

Incidentet dhe deklaratat antisemite po shfaqen gjithnjë e më shpesh edhe në jetën e përditshme shoqërore dhe në mjediset institucionale.

Për këtë arsye, personat me përgjegjësi në politikë, administratë, arsim, kisha dhe shoqëri civile përballen me nevojën për ta identifikuar antisemitizmin që në fazat e hershme, për ta vlerësuar atë në mënyrë të përshtatshme dhe për të reaguar me efektivitet.

Në qendër të punëtorisë do të jenë mundësitë konkrete të veprimit: masat parandaluese, reagimi profesional ndaj incidenteve antisemite si dhe nxitja e proceseve institucionale që mundësojnë veprim më të sigurt dhe më të vendosur.

Vendi: Ulrichshaus, Gaissbergstrasse 1, 8280 Kreuzlingen

Drejtues: Ahmad Mansour

Kostoja: 20 CHF

Regjistrimi: Deri më 31.10.2026, pranë tecum: Diese E-Mail-Adresse ist vor Spambots geschützt! Zur Anzeige muss JavaScript eingeschaltet sein.

 

 

 

Të mos i mbyllim sytë: Antisemitizmi në shoqëri dhe në jetën e përditshme

Diskutim në panel mbi format aktuale të antisemitizmit dhe veprimin e përbashkët

 

E hënë, 9 nëntor 2026, ora 19:00–20:30

Hyrja falas

 

Sot, antisemitizmi shfaqet në debatet politike, në rrjetet sociale, në oborret e shkollave, në mjediset universitare, në hapësirat publike dhe në bisedat e përditshme – shpesh në mënyrë të fshehtë, ndonjëherë hapur, por gjithnjë e më dukshëm.

Diskutimi në panel do t’i trajtojë format aktuale të shfaqjes së antisemitizmit, zhvillimet dhe dinamikat shoqërore që nga 7 tetori, si dhe përgjegjësinë e politikës, të bashkësive fetare, të shoqërisë civile dhe të çdo individi.

Në këtë mbrëmje, gjatë së cilës do ta përkujtojmë edhe Natën e Pogromeve të Rajhut të vitit 1938, të gjithë janë të ftuar përzemërsisht të mos qëndrojnë indiferentë, të shtrojnë pyetje dhe të diskutojnë së bashku mbi përgjegjësinë dhe mundësitë konkrete të veprimit.

 

Të ftuarit në panel:

  • Christian Rutishauser – Jezuit dhe studiues i judaizmit, profesor i studimeve judaike në Universitetin e Lucernës.
  • Jonathan Kreutner – Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Zvicerane të Bashkësive Hebraike.
  • Ahmad Mansour – Psikolog dhe autor me origjinë arabo-palestineze. Ai angazhohet në projekte dhe iniciativa kundër radikalizimit dhe antisemitizmit.
  • Maya Blättel – Lektore e gjuhës moderne hebraike.

 

Moderatore: Rafaela Estermann, zëvendësdrejtoreshë ekzekutive dhe drejtuese profesionale e IRAS COTIS, organizatës ndërfetare të bashkëpunimit në Zvicër.

Vendi: Ulrichshaus, Gaissbergstrasse 1, 8280 Kreuzlingen

Kostoja: Falas

Regjistrimi: Pranë tecum: Diese E-Mail-Adresse ist vor Spambots geschützt! Zur Anzeige muss JavaScript eingeschaltet sein.

 

 

 

Të mos i mbyllim sytë: Racizmi në shoqëri dhe në jetën e përditshme

Mbrëmje tematike kushtuar studimit themelor të Universitetit të Fribourgut

E premte, 13 nëntor 2026, ora 19:00–21:00

 

Gjatë kësaj mbrëmjeje do të prezantohet dhe diskutohet studimi i ri themelor me titull «Racizmi antimusliman në Zvicër».

Prezantimi do të mbahet nga Asmaa Dehbi, studiuese e shkencave të edukimit, doktorante dhe asistente shkencore pranë Qendrës Zvicerane për Islamin dhe Shoqërinë në Universitetin e Fribourgut, si dhe anëtare e Komisionit të Ekspertëve për Çështjet e Migracionit dhe Racizmit të qytetit të Bernës.

Pas prezantimit do të ketë mundësi për shkëmbim mendimesh dhe diskutim.

Vendi: Kisha Kurzrickenbach, Bleichestrasse 9, 8280 Kreuzlingen

Kostoja: Falas

Regjistrimi: Nuk është i nevojshëm.

 

 

 

Ku është Zoti?

Shfaqja e filmit dokumentar të Sandra Gold

E diel, 15 nëntor 2026, ora 17:00–19:00

 

Shumë njerëz arrijnë në një moment të jetës kur e pyesin veten: «A është kjo gjithçka që jeta ka për të ofruar?»

Dëshirën e tyre për të gjetur një kuptim më të thellë të ekzistencës njerëzore dhe për t'u ndier pjesë e një tërësie më të madhe, ata e shprehin nëpërmjet feve dhe praktikave të ndryshme shpirtërore, të cilat ua hapin rrugën për përvoja që e tejkalojnë realitetin e zakonshëm.

Në filmin e saj dokumentar, regjisorja Sandra Gold takohet me katër persona që u përkasin traditave të ndryshme fetare: një murgeshë katolike, një hebre, një mësuese të budizmit Zen dhe një ndjekës të sufizmit.

Ajo i pyet se përse e kanë zgjedhur një jetë fetare dhe ku e gjejnë Zotin.

 

Pas shfaqjes së filmit, përfaqësues të traditave të ndryshme fetare do të diskutojnë pyetjen:

«Ku është Zoti tek ne, në kantonin Thurgau?»

Në bisedën mbi përjetimin e besimit dhe spiritualitetit në jetën e përditshme do të marrin pjesë një grua muslimane, një budist, një grua e krishterë, një person pa përkatësi fetare apo konfesionale dhe një përfaqësuese e besimit Bahá'í. Edhe regjisorja do të jetë e pranishme dhe e mirëpret mundësinë për të shkëmbyer mendime me publikun.

Vendi: Kino Roxy, Salmsacherstrasse 1, 8590 Romanshorn

Kostoja: Çmimi i biletës së kinemasë

Rezervimet: Nga fillimi i nëntorit në faqen www.kino-roxy.ch

 

 

Organizatorët

Aktivitetet e Javës së Feve organizohen nga:

  • Katholische Erwachsenenbildung Thurgau – Qendra Katolike për Edukimin e të Rriturve në Thurgau.
  • Interreligiöser Arbeitskreis Thurgau – Grupi Ndërfetar i Punës në Thurgau.
  • Runder Tisch der Religionen Kreuzlingen – Tryeza e Rrumbullakët e Feve në Kreuzlingen.
  • tecum – Qendër për edukim dhe dialog.
  • Deutsch-Israelische Gesellschaft Bodensee-Region – Shoqata Gjermano-Izraelite e Rajonit të Liqenit të Konstancës.
  • Gesellschaft für Christlich-Jüdische Zusammenarbeit Konstanz – Shoqata për Bashkëpunimin e Krishterë-Hebraik në Konstanz.