Më 29 nëntor 2025 në lokalet e xhamisë sonë u organizua një mbrëmje kulturore me rastin e Ditës së Flamurit shqiptar.
Pas intonimit të himnit kombëtar, imami i xhamisë Rehan ef. Neziri i përshëndeti të pranishmit, duke ua uruar këtë festë të madhe shqiptare. Më pas u bënë lutje për të ndjerin Besim Abdii, cili më parë kishte marrë pjesë si rapsod në këto mbrëmje.
Nxënësit e xhamisë Ajan dhe Riduan Ramani nga Konstanza si dhe Blina Cana nga Kreuzlingeni recituan nga një poezi lidhur me këtë datë të rëndësishme.
Mbrëmja vazhdoi me këngë folklorike të interpretuara nga rapsodët e njohur këtu në Zvicër:
- haxhi Hamit Shillova
- Syl Ahmeti
- haxhi Idris Osmani
- Sami Hajzeri
- Ekrem Beqiri
- Bilall Haliti
Festofshim gjithmonë bashkë!



















