Me nxënësit që e ndjekin mësimin fetar në xhami dhe në shkollat publike si dhe me nxënësit e gjuhës shqipe sot e zhvilluam shëtitjen e radhës të përbashkët në kopshtin zoologjik të Cyrihut (Zürich Zoo)...

Gjithsej morën pjesë 80 nxënës dhe 22 të rritur...

Në kthim e sipër e vizituam xhaminë "Iman" në Volketswil, ku e falëm namazin e drekës dhe ku kryesia e kësaj xhamie na priti me pije e me artikuj të ndryshëm ushqimor, për çka i falënderojmë përzemërsisht.

I falënderojmë të gjithë kontribuesit e paepur duke nisur nga imami dhe kryesia e xhamisë, kryesia e forumit të të rinjve, kryesia e forumit të grave muslimane, kryesia e LAPSH-it në Kreuzlingen si dhe kryesia e VIUK-ut...

Një falënderim të veçantë ia shprehim agjencionit turistik "Durmo Tours" për transportin që na e bën për çdo shëtitje tonën, me çka ai gjithmonë i kontribuon në mënyrë të veçantë xhamisë sonë.

Shihemi sërish inshallah në vitin e ardhshëm për në Allensbach të Gjermanisë...

 

Për më shumë foto kliko mbi këtë foto