Më 1 qershor 2014 Xhamia jonë "Hëna e re" nga Kreuzlingeni organizoi festivalin e mundësve që në qytetin Weinfelden organizohet tanimë qe 14 vjet me radhë. Sponsor kryesor i këtij festivali ishte pronari i firmës "Ardival", z. Samet Iseini, i cili ka qenë edhe organizator i saj vite me radhë.
Në kuadër të “Javës së feve”, që është një manifestim ndërfetar i organizuar në nivel zviceran nga IRAS-COTIS, më 3 nëntor 2013 Bashkësia Islame Shqiptare “Hëna e re” në Kreuzlingen të Zvicrës pati rastin të festojë trefish: a - Fillimin e “Javës së feve” në Kreuzlingen, b - Shënimin e 20 vjetorit të ekzistimit të xhamisë shqiptare në Kreuzlingen, si dhe c - Shënimin e vitit të ri hixhrij 1435.
Më 7, 8 dhe 9 janar 2011 nëpër disa xhami shqiptare u zhvilluan takime fetare me teologë të njohur nga RM. Krahas ligjëratave, në këto takime u kënduan edhe ilahije dhe u zhvilluan biseda të lira.
Më 30 teor 2011, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një program i shkurtër me rastin e hatmes së 9 të rriturve nga mesi i xhematlinjve tanë.
Më 09 tetor 2011, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u bë duaja e haxhilerëve të sivjetëm. Në fillim Shefket ef. Muaremi këndoi një asher, më pas haxhi Sadri Shabani këndoi një ilahije të bukur lidhur me hazreti Ibrahimin, më pastaj imami i xhamisë Rejhan ef. Neziri mbajti ligjëratën e rastit lidhur me vlerën e haxhit.
Më 15 maj 2011, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë “Hëna e re” në Kreuzlingen u mbajt një program me rastin e përmbylljes së leximit të Kur’anit (hatmes) nga ana e katër grave në mësimin fetar të organizuar vetëm për gra të rritura pranë mektebit të xhamisë sonë, nën kujdesin e mualimes Ibadete Neziri.
Më 06 shkurt 2011, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një program i shkurtër me rastin e hatmes së 6 të rriturve nga mesi i xhematlinjve tanë.
Më 27 qershor 2010, e diel, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë “Hëna e re” në Kreuzlingen u mbajt një program me rastin e përmbylljes së leximit të Kur’anit (hatmes) nga ana e tri grave në mësimin fetar të organizuar vetëm për gra të rritura pranë mektebit të xhamisë sonë.
Të shtunën, 22.08.2009, xhamia jonë shtroi një iftar për mbi 90 azilantë (muslimanë e jomuslimanë) të Qendrës për pranim të azilantëve në Kreuzlingen. Të pranishëm ishin edhe udhëheqës e ndihmës të kësaj qendre. Pas njoftimit që imami i xhamisë ua bëri të pranishmëve rreth xhamisë sonë dhe aktivitetet e saj, u sqaroi atyre edhe parimet bazë të Islamit.
Më 15 qershor 2009, pas namazit të akshamit, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u mbajt një tribunë fetare, ku u trajtua kryesisht çështja e gjendjes së ummetit islam në pergjithësi dhe e muslimanëve në Perëndim. Të pranishëm ishin mysafirët nga vendlindja: Dr. Metin Izeti, Dr. Musa Musai, Dr. Qani Nesimi dhe Mr. Selver Xhemaili.
Më 21 mars 2009, pas namazit të akshamit, Bashkësia Islame Shqiptare “Hëna e re” dhe Forumi i të Rinjve Muslimanë nga Kreuzlingeni, për hir të ditëlindjes së Muhammedit a.s. organizuan një kuiz diturie për të reja e të rinj. Kuizi i zhvillua në Qendrën Kulturore e Sportive “Dreispitz” të Kreuzlingenit...







