«Dita e veprave të mira» me nxënësit e xhamisë
Në kuadër të „Ditës së veprave të mira“ (29 maj 2021) xhamia jonë bashkë me disa nxënës të mektebit organizoi mbledhjen e mbeturinave përreth rrugëve Romanshornerstrasse, Seetalstrasse dhe Weinstrasse, në lagjen ku ndodhet xhamia jonë.
Shëtitje e nxënësve të xhamisë në Allensbach, D - 2021
Sot, më 26 qershor 2021, me nxënësit e mektebit dhe ata që e ndjekin mësimin islam në shkollat publike të Kreuzlingenit organizuam një shëtitje në parkun për rekreim në Allensbach të Gjermanisë. I falënderojmë të gjithë nxënësit për pjesëmarrjen, prinderit e tyre për besimin që na ofruan.
Dua hatmeje e nxënësve të xhamisë, korrik 2021
Në kushte pandemie, hatmen e përfunduan nxënësit: 1. Enis (Rehan) Neziri, për herë të tretë, 2. Ezana (Jasin) Shabani, për herë të dytë, dhe 3. Nura (Qerim) Nuredini, për herë të tretë.
Dita e Flamurit Shqiptar
Nga aktivitetet e sotme, 28 nëntor 2021, me nxënësit e mektebit të xhamisë sonë në Kreuzlingen lidjhur me Ditën e Flamurit shqiptar.
URIME DITA E PAVARESISE, DITA E FLAMURIT!
Piknik familjar - 2020
Xhamia jonë sot, më 13 shtator 2020, organizoi një piknik familjar me prindërit dhe nxënësit që e ndjekin mësimin fetar në xhaminë tonë. Pikniku u mbajt në një mal afër Kreuzlingenit. Me këtë rast imami i xhamisë Rehan ef. Neziri ndër të tjera organizoi edhe tri lojëra me nxënësit dhe nxënëset e mektebit...
Dua hatmeje e nxënësve të xhamisë sonë, dhjetor 2020
Sot, më 13 dhjetor 2020, në xhaminë tonë në Kreuzlingen, nën rrethana të kufizuara për shkak të pandemisë, brenda rrethit të ngushtë familjar, u zhvillua duaja e hatmes së gjashtë (6) nxënësve dhe nxënëseve të xhamisë sonë. Të pranishëm ishin vetëm anëtarët më të ngushtë të familjes së nxënësve, imami mr. Rehan ef. Neziri si dhe kryetari i xhamisë Faredin Xhaferi.
Dua hatmeje e nxënësve të xhamisë sonë, nëntor 2019
Më 10 nëntor 2019, pas namazit të drekës, në xhaminë tonë "Hëna e re" në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e hatmes së nxënësve që e ndjekin mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë. Nxënësit që mbaruan hatmen ishin: 1. Jusuf Ziberi, 2. Enis Neziri, 3. Lina Odai, 4. Hava Kamberi, 5. Nejla Sejfuli, 6. Nura Nuredini, 7. Ajshe Azizi, 8. Anisa Azizi, 9. Ezana Shabani dhe 10. Besa Iljazi.
Shëtitje me nxënësit në kopshtin zoologjik të Cyrihut - 2019
Sot, më 22 qershor 2019, u organizua një shëtitje me nxënësit e mektebit dhe të mesimit islam në shkollat publike të Kreuzlingenit për në kopshtin zoologjik të Cyrihut... Flm të gjithëve: Durmo Toursit, kryesisë së xhamisë dhe të gjithë nxënësve ...
Shëtitje me nxënësit në kopshtin zoologjik të Cyrihut - 2016
Me nxënësit që e ndjekin mësimin fetar në xhami dhe në shkollat publike si dhe me nxënësit e gjuhës shqipe sot e zhvilluam shëtitjen e radhës të përbashkët në kopshtin zoologjik të Cyrihut (Zürich Zoo). Gjithsej morën pjesë 80 nxënës dhe 22 të rritur...
Seite 11 von 31






