Sot, më 14 dhjetor 2025, pas namazit të drekës në xhaminë tonë u zhvillua ceremonia e Duasë së Hatmes së tetë nxënëseve dhe nxënësve tanë. Më së paku për tre vite radhazi ata e kanë ndjekur mësimin islam në mektebin e xhamisë sonë. Dhe, ja sot, ata e kurorëzuan mësimin e tyre me këtë festë familjare.

Nxënësit që e mbaruan leximin e Kur’anit ishin:

1. Ajan (Besir) Ramani

2. Almina (Armend) Mustafai

3. Amar (Muhamed) Ziberi

4. Eliza (Amet) Sadiki

5. Esra (Ejup) Sejfuli

6. Rihana (Bekim) Shaqiri

7. Serhan (Senad) Amiti

8. Sara (Taip) Shaqiri

Pas leximit të disa pjesëve nga Kur’ani fisnik nga ana e këtyre nxënëseve dhe nxënësve, kori i nxënësve të xhamisë recitoi disa poezi dhe interpretoi disa ilahije.

Më pas, këta nxënës i lexuan suret e shkurta dhe të fundit të Kur’anit fisnik, u bë duaja e hatmes nga ana e imamit tonë, Rehan ef. Neziri, i cili u dhuroi atyre nga një «diplomë» (çertifikatë) për ndjekjen e mësimit islam në mekteb si dhe nga një libër të vetë autorit në gjuhën gjermane «Ist der Koran frauenfeindlich, rassistisch und mörderisch?».

Kryetari i xhamisë Ramiz Sallai, në emër të kryesisë së xhamisë, këtyre nxënësve ua dhuroi po ashtu nga një dhuratë modeste.

Në fund, mysafirët e shumtë, që kishin ardhur nga vise të ndryshme të Zvicrës, patën mundësi të shijonin ëmbëlsirat e përgatitura nga ana e familjeve të nxënësve që kryen hatmen.

 

Urime dhe suksese të vazhdueshme në jetë!