Më 29 nëntor 2025 imami ynë Rehan ef. Neziri bashkë me të shoqen Ibadet Neziri me nxënësit e mektebit të xhamisë e shënuan Ditën e Flamurit shqiptar.
Në fillim ata lexuan një tekst, në shqip dhe gjermanisht, lidhur me kuptimin dhe rëndësinë e Ditës së Flamurit, pastaj e mësuan dhe kënduan himnin kombëtar shqipar, më pastaj e ngjyrosën flamurin shqiptar, pasoi një valle e shkurtër shqipe si dhe ndjekja nëpërmjet televizorit e golave më të mahnitshëm të futbollistit shqiptar në Zvicër, Xherdan Shaqiri...
Në vazhdim, disa foto nga mësimi i kësaj dite...


























