Më 22.06.2025, pas namazi të drekës, në xhaminë tonë në Kreuzlingen u zhvillua ceremonia e përmbylljes së mësimit fetar islam në xhami bashkë me këndimin e Kur’anit (hatme) nga ana e 9 nxënësve tanë.
Nxënësit që e mbaruan hatmen ishin:
- Amar (Elgadaf) Aziri, për herë të dytë
- Arbi (Armend) Ademi, për herë të dytë
- Midjan (Besir) Halili, për herë të dytë
- Cansu (Muhamet) Selmani
- Enes (Afrim) Beluli
- Lejla (Ejup) Sejfuli
- Lijana (Agim) Murati
- Reina (Amir) Odai
- Rejhan (Kerim) Nuredini
Pas këndimit të disa pjesëve nga Kur‘ani fisnik nga ana e këtyre nxënësve, pasoi recitimi i disa poezive dhe këndimi i disa ilahijeve. Më pas u lexuan suret e shkurtra dhe u bë duaja e hatmes.
Në vazhdim, mualimi Rehan ef. Neziri, u dorëzoi nxënësve nga një diplomë, ndërsa kryetari i xhamisë Ramiz Sallai u dhuroi nga një dhuratë në emër të xhamisë.
Të pranishëm ishin edhe dy imamë, Dr. Mixhit ef. Osmani - imam në Salmsach dhe Jetmir ef. Ibrahimi - imam në Wallisellen, të cilët iu drejtuan të pranishmëve me fjalë përshëndetëse dhe me disa këshilla të çmuara.
Për fund, familjarët e nxënësve që bënë hatmen kishin përgatitur ëmbëlsira dhe pije për të gjithë të pranishmit.
Ne, të gjithë nxënësve që e kryen hatmen, ua urojmë këtë sukses dhe i lutemi të Madhit Allah për arritje të mëtutjeshme në jetë.
Imamëve dhe të gjithë mysafirëve ua shprehim mirënjohjen tonë të thellë për pjesëmarrjen e tyre, me çka i nderuan nxënësit po edhe të gjithë neve. Allahu ju shpërbleftë me mirësitë e Tij!

















