Dje, më 28 qershor 2025, organizuam shëtitjen e radhës me nxënësit që e ndjekin mësimin islam në xhamitë dhe në shkollat e Kreuzlingenit.
Destinacioni ishte parku më i madh për rekreim në Evropë, „Europa-Park“ në Rust të Gjermanisë.
E falënderojmë përzemërsisht pronarin e firmës „Durmo Tours“, z. Ismail Beluli, për zemërgjerësinë e tij në mbështetje të xhamive tona në Zvicër, si dhe djalin e tij, Burim Belulin, i cili dje ishte me ne gjatë gjithë ditës.
Allahu ua shtoftë mirësitë dhe bereqetin!
Po ashtu i falënderojmë edhe imamin tonë Rehan ef. Neziri, imamin e xhamisë së turqve Erdogan ef. Er, kryetarin e xhamisë sonë Ramiz Sallai, arkatarin Valdrin Rakipi, si dhe prindërit: Enver Deari, Ali Akman dhe Cengiz Özay, të cilët u kujdesën me gjithë zemër për fëmijët!
Allahu i shpërbleftë!
Deri në rastet tjera, me selame të përzemërta!











