Sot, më 12 qershor 2022, në xhaminë tonë, pas namazit të drekës, u mbajt një ligjëratë në gjuhën gjermane nga ana e ekspertit për media pranë "Perspektive Thurgau", z. Peter Welti Cavegn, lidhur me anët e ndryshme të mediave, sidomos të internetit: anët pozitive dhe ato negative.
Ligjërata u drejtohej në radhë të parë prindërve dhe të rriturve, duke potencuar përgjegjësinë që kanë ata lidhur me përdorimin e mediave të ndryshme nga ana e fëmijëve të tyre dhe në çfarë forme t’i shoqërojnë ata në këtë proces.
Fjalë kyçe, që mund të themi se rezultoi nga kjo ligjëratë, ishte konstatimi: jo t’u ndalohen fëmijëve mediat, por t’u mundësohet përdorimi i arsyeshëm i tyre me mbikëqyrje të natyrshme nga ana e prindërve dhe të rriturve, derisa fëmijët ta fitojnë aftësinë dhe pjekurinë e tyre personale në përdorimin e mediave.
Faleminderit për prezencën dhe për kohën që ndatë, të gjithë ju që morët pjesë!











