Sot, më 28 nëntor 2026, në klasën dhe hapësirat e xhamisë sonë me nxënësit që e ndjekin mësimin fetar islam në xhami zhvilluam një program të veçantë për Ditën e Flamurit.

Fillimisht me nxënësit e shtjelluam kuptimin dhe rëndësinë e kësaj dite, pse quhet Ditë e Flamurit, si dhe kur u themelua shteti shqiptar; pastaj e dëgjuam dhe e mësuam himnin kombëtar shqiptar, e ngjyrosëm flamurin shqiptar, krijuam lidhëse dore me rruaza kuq e zi, luajtëm disa valle kombëtare etj.

URIME DITA E FLAMURIT SHQIPTAR!

Mualimi, Rehan ef. Neziri