Më 16.11.2008, ditë e diel, në ora 11:45 në xhaminë tonë filloi prezantimi përmes video-bimerit e mënyrës së kryerjes së haxhit. Prezantimin e udhëhoqi imami i xhamisë Rejhan ef. Neziri.
Pas faljes së namazit të drekës u bë edhe duaja për nisjen e haxhilerëve për në vendet e shenjta, që do të bëhet më 23. dhe 24.11.2008 nga aeroporti i Gjenevës, nën udhëheqjen e Nebi ef. Rexhepit dhe imamëve të tjerë përcjellës.

Më 21 mars 2009, pas namazit të akshamit, Bashkësia Islame Shqiptare “Hëna e re” dhe Forumi i të Rinjve Muslimanë nga Kreuzlingeni, për hir të ditëlindjes së Muhammedit a.s. organizuan një kuiz diturie për të reja e të rinj. Kuizi i zhvillua në Qendrën Kulturore e Sportive “Dreispitz” të Kreuzlingenit...
Imami Rehan Neziri pas pushimeve verore ka përshëndetur për herë të parë 24 nxënësit muslimanë të klasës së katërt të Kreuzlingenit – në gjuhën gjermane dhe pa shami. Dyshimet rreth sigurisë të SVP-së (Partisë Popullore Zvicerane) kundër këtij projekti fetar për integrim pritet t’i mënjanojë qeveria e kantonit Thurgau.





