Ligjëratë me temën "Raporti i Sunnetit me Kur'anin"
23 mars 2025 - Një ligjëratë në gjuhën gjermane nga ana e imamit tonë Rehan ef. Neziri, me temën „Raporti i Sunnetit me Kur'anin“, si dhe një iftar me një pjesë të të rinjve dhe të rejave të Forumit Rinor të xhamisë sonë.
Turneu i futbollit në sallë 2025
Të dielën që e lamë pas, më 2 shkurt 2025, xhamia jonë „Hëna e Re“ në Kreuzlingen organizoi turneun e radhës të futbollit në sallë, tashmë tradicional dhe të përvitshëm, ku sivjet ishin paraqitur 30 ekipe, por morën pjesë 26 prej tyre.
Forumi Rinor syfyr në xhami
Forumi Rinor i xhamisë sonë sot, më 17 mars 2024, organizoi syfyr në xhami. Pas syfyrit u fal edhe namazi i sabahut me xhemat. Allahu i ruajttë të rinjtë e të rejat tona nga e keqja dhe i mbuloftë me mëshirën e Tij të pakufishme!
Vendi i dytë në turne futbolli në Amriswil
Ekipi i xhamisë sonë sot, më 11 shkurt 2024, mori pjesë në turneun e futbollit në sallë, të organizuar nga KF „Labinoti“ në Amriswil, dhe me këtë rast fitoi vendin e dytë, në mesin e 24 ekipeve gjithsej. Djemve tanë ua urojmë këtë fitore dhe u dëshirojmë arritje edhe më të mëdha në të ardhmen!
Turneu i futbollit në sallë 2024
Dje dhe sot, më 20 dhe 21 janar 2024, xhamia jonë organizoi turneun e futbollit në sallë, tashmë tradicional dhe të përvitshëm, në të cilin morën pjesë 31 ekipe të përziera për nga aspekti gjuhësor, kulturor e fetar, nga mbarë Zvicra Lindore. Ndeshjet e njëpasnjëshme, të zhvilluara me finesë, korrektësi dhe kulturë të lartë sportive, ishin kryefjala e tërë turneut.
Hallenfussballturnier 2024
Gestern und heute, am 20. und 21. Januar 2024, organisierte das Jugendforum unserer Moschee das mittlerweile traditionelle und jährlich stattfindende Hallenfussballturnier, an dem 31 gemischte Mannschaften – sprachlich, kulturell und religiös vielfältig – aus der gesamten Ostschweiz teilnahmen.
Turneu tradicional i futbollit në sallë - 2023
Me të drejtë e quajmë turne tradicional të futbollit në sallë, pasi fundjavën që kaloi, më 11 dhe 12 shkurt 2023, ishte hera e radhës e këtij turneu për të rritur, organizuar nga Forumi Rinor i xhamisë sonë në Kreuzlingen.
Das traditionelle Hallenfussballturnier - 2023
Mit Recht kann man es mittlerweile ein traditionelles Hallenfussballturnier nennen – denn am vergangenen Wochenende, am 11. und 12. Februar 2023, fand erneut dieses Turnier für Erwachsene statt, organisiert vom Jugendforum unserer Moschee in Kreuzlingen.
Seminar për dhe me të rinjtë, ligjërues Dr. Benjamin ef. Idriz
Sot pasdite, më 19 shkurt 2023, në xhaminë tonë u zhvillua seminari për të rinjtë dhe të rejat muslimane me temë: „Të rinjtë midis Islamit dhe Perëndimit – tendosje apo harmoni?“ Ligjërues ishte Dr. Benjamin Idriz, imam në Penzberg të Gjermanisë.
Seite 28 von 31







